Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Mos lëviz, në tokë…”/ Pranga 26 vjeçarit me rrezikshmëri të lartë, kërcënoi me jetë policin (VIDEO)
Policia në Korçë ka ndërhyrë në një bllok banimi duke vënë në pranga një 26-vjeçar, i klasifikuar si person me rrezikshmëri të lartë. I ndaluari Renato Lipe ka kërcënuar me jetë një punonjës të uniformave blu dhe mbante në banesë armë zjarri pa leje me fishek në fole gati për qitje, e cila është sekuestruar nga efektivët që ndërhynë. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje kishte siguruar dhe mbante përsëri armë zjarri, organizuan punën dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Again”. Në momentin e ndërhyrjes, 26-vjeçari ka kundërshtuar të hapë derën dhe ka kërcënuar me jetë punonjësit e Policisë. Pas thirrjeve të...