Sherri në Qytet Studenti, reagon Rezidenca Studentore: Kishte fluks të pazakontë! Ka mjaftueshëm vende…  

Sherri në Qytet Studenti, reagon Rezidenca Studentore: Kishte fluks të pazakontë! Ka mjaftueshëm vende…  

Pas situatës së tensionuar të krijuar gjatë ditës së sotme në Qytetin Studenti, ku efektivë policie u përplasën me studentët që kërkonin të regjistroheshin për akomodim, Rezidenca Studentore Universitare Nr. 1 ka dalë me një deklaratë zyrtare, ku sqaron rrethanat që çuan në këtë përballje.  Sipas reagimit, tensionet u shkaktuan nga fluksi i pazakontë i aplikimeve për regjistrim në Godinën Nr. 3, e cila sapo është rikonstruktuar me standarde bashkëkohore dhe ofron një kapacitet prej vetëm 61 vendesh (30 dhoma dyshe dhe 1 vend për persona me aftësi ndryshe). Numri i aplikantëve arriti në rreth 300 studentë, duke tejkaluar shumëfish kapacitetin dhe duke sjellë përplasje gjatë procesit të regjistrimit.  Deklarata e Rezidencës Studentore Universitare Nr.1:  Rezidenca Studentore Universitare Nr. 1 njofton se, gjatë ditës së sotme, u evidentua një...