Trump ngatërron sërish Shqipërinë me Armeninë në konferencë me Starmer: Zgjidha luftën shumëvjeçare mes ‘Shqipërisë dhe Azerbajxhanit’

Trump ngatërron sërish Shqipërinë me Armeninë në konferencë me Starmer: Zgjidha luftën shumëvjeçare mes ‘Shqipërisë dhe Azerbajxhanit’

Ndërsa renditi ato që ai i quajti sukseset e tij në përfundimin e luftërave në mbarë botën, presidenti Donald Trump përmend konfliktin e gjatë Armeni-Azerbajxhan dhe sërish ngatërroi Shqipërinë me Armeninë. Trump i bashkoi të dy udhëheqësit në Shtëpinë e Bardhë, ku ata nënshkruan një angazhim për të rënë dakord për paqe, pas dekadash konflikti të ndërprerë mbi territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut. Por, ndërsa tha se e “zgjidhi” konfliktin, ai iu referua Armenisë si “Shqipëria” dhe e quajti Azerbajxhanin sërish “Aberbajxhan”. Kjo është hera e tretë që ai ngatërron një nga vendet në javët e fundit. Top Channel