Fluksi i migrantëve në Britani/ Trump-Starmer: Përdor ushtrinë, duhet të bësh gjithçka për të ndaluar anijet!

Fluksi i migrantëve në Britani/ Trump-Starmer: Përdor ushtrinë, duhet të bësh gjithçka për të ndaluar anijet!

Presidenti amerikan, Donald Trumn në konferencën për media së bashku me kryeministrin britanik Ser Keir Starmer, në përmbyllje të vizitës së tij shtetërore në Britaninë e Madhe, e dyta si president i SHBA-së, i ka sugjeruar Starmer përdorimin e ushtrisë për të ndaluar fluksin e migrantëve që kalojnë Kanalin Anglez drejt ishullit. Gjatë fjalës së tij, Trump është shprehur se emigrantët e paligjshëm janë të aftë të shkatërrojnë vendin nga brenda, ndërsa shtoi se kryeministri Starmer, duhet të bëjë gjithçka që duhet për të ndaluar anijet. "Por ajo që pashë të ndodhte me miliona njerëz që vërshuan në vendin tonë, nuk munda ta duroja dot ta shikoja. Dhe ne kemi bërë një punë të shkëlqyer. Askush, absolutisht zero, dhe nuk jam as i sigurt nëse kjo është e...