“Rama me krimin, jo me shqiptarët”, Balliu shpërthen: Kryeministri instaloi robot në Kuvend për të mbytur opozitën

“Rama me krimin, jo me shqiptarët”, Balliu shpërthen: Kryeministri instaloi robot në Kuvend për të mbytur opozitën

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, në një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar ashpër ndaj shndërrimit të seancës parlamentare të ditës së sotme në një akt të pastër provokimi nga Kryeministri Edi Rama. Balliu shprehet se në vend që të përballej me akuzat dhe denoncimet e opozitës, Rama, zgjodhi të poshtërojë institucionin e Parlamentit duke instaluar një “robot” për të lexuar fjalimet e parapërgatitura, duke mbyllur dyert për mediat dhe duke mohuar të drejtën e fjalës për deputetët opozitarë. Balliu e cilëson këtë veprim si një atentat të hapur ndaj parlamentarizmit dhe një tjetër dëshmi e qartë e degradimit të një qeverie që, sipas tij, ushqehet nga lidhjet me krimin e organizuar. Postimi: Edi Rama, atentat ndaj parlamentarizmit Seanca e sotme, e parashikuar...