BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

Një delegacion nga Komisioni për Kontrollin Buxhetor, i udhëhequr nga Kryetari Niclas Herbst, ka përfunduar një mision në Mal të Zi dhe Shqipëri, duke shqyrtuar masat ekzistuese për mbrojtjen e fondeve të BE-së.Sipas njoftimit zyrtar, Eurodeputetët vlerësuan ngritjen dhe funksionimin fillestar të mekanizmave të rinj të kontrollit dhe auditimit të krijuar në kuadër të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor (RGF), i cili synon të garantojë menaxhimin e shëndoshë financiar të fondeve të BE-së.Z. Herbst theksoi ndë të tjera se mbeten ende shqetësime serioze mbi faktin se si do të përdoren fondet e RGF-së.Sfidat përfshijnë korrupsionin e rrënjosur, krimin e organizuar, rreziqet e prokurimit me vonesa kronike në infrastrukturë, organet mbikëqyrëse që përballen me trysni politike, ndjekjen e dobët gjyqësore me gjykata të...