Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Drejtonte një rrjet trafiku droge, dënohet me 17 vjet burg Islam Xaka
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 17 vite burg Islam Sefën, i akuzuar si drejtues dhe financues i një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij u ul në 11 vjet e 4 muaj heqje lirie. NJOFTIM PËR MEDIAT 1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 150/2022, në ngarkim të të pandehurit Islam Sefa (alias Xaka), i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe më shumë se një herë (në 9 nëntë episode), të parashikuara nga nenet 283/a/2-28 pika 4 të K.Penal në...