Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e Ilaria Sulës/ Prokuroria kërkon 2 vite burg për nënën e autorit: E ndihmoi të..
Hetimet mbi vrasjen e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare e cila u vra në mënyrë makabre nga ish i dashuri i saj vazhdojnë, ndërkohë që Prokuroria ka kërkuar dënim me dy vite burg për nënën e autorit Mark Samson. Il Messaggero raporton se, sipas Zyrës së Prokurorit, Nors Manlapaz u angazhua për të fshirë çdo gjurmë të abuzimit, pa denoncuar kurrë të birin. Për këtë arsye, Prokurorja Publike Maria Perna ka rekomanduar një dënim të tillë, pavarësisht të dhënave të saj të pastra penale, duke përfituar edhe nga marrëveshja për pranimin e fajësisë që parashikon një ulje të një të tretës së dënimit. Seanca për këtë çështje është caktuar për 10 nëntor, ku gjyqtari do të vendosë për pranimin e marrëveshjes dhe dënimin e mundshëm me kusht. Ndërkohë, gjyqi i Mark Samson do të fillojë më 12 nëntor. Hetuesit zbuluan mesazhe shqetësuese që tregojnë...