Infrastruktura 2025-2029/ Kryeministri Rama: Do të ndërtohen 700 km rrugë

Infrastruktura 2025-2029/ Kryeministri Rama: Do të ndërtohen 700 km rrugë

Kryeministri Edi Rama me anë të një video në rrjetet sociale, ka bërë publike programin për investimet publike në vendin tonë në 4 vitet e ardhshme.  Rama bën me dije se në periudhën 2025-2029, do të ndërton 700 kilometra rrugë në gjithë Shqipërinë.  Sipas kryeministrit, do të ndërtohen disa akse të rëndësishme në vend, si Bypassi i Elbasanit, Bypassi i Sarandës, apo ‘Rruga e maleve’, në veri të Shqipërisë.  Ja rrugët që do të ndërtohen:  Bypassi i Elbasanit  Rruga e bregut (Dhërmi-Sarandë)  Bypass Sarandë dhe rruga e Ksamilit  Unaza e Çajupit (Gjirokastër-Libohovë-Kardhiq)  Rruga e Vjosës (Ersekë-Përmet-Tepelenë)  Aksi Berat-Skrapar-Gramsh  Rruga e Liqeneve (Rrëshen-Burrel)  Rruga e maleve (Pukë-Vau i Dejës-Fushë Arrëz)    Ditën e djeshme, Shqiptarja.com publikoi të plotë programin për infrastrukturën, ku prioritet i qeverisë është edhe infrastruktura hekurudhore, me disa projekte të rëndësishme. Një element i ri në infrastrukturën rrugore...