PD i duhet kripa e Aristofanit për Tiranën

PD i duhet kripa e Aristofanit për Tiranën

Ben Andoni Nëse PD-ja do e donte rikthimin në pushtet, sfida e parë pas katastrofës së zgjedhjeve të përgjithshme 2025 do ishte kandidimi për Tiranën. Dhe, mundësi më të madhe se kaq për fitoren e parë pas vitesh humbje nuk do kishte. Një kryetar bashkie shumë i fuqishëm si Erion Veliaj, tashmë në burg, dhe ku një dorë të madhe për burgosjen e tij e dhanë militantët demokratë që protestuan në mes të vapës së stinës (zëra gjithnjë e më shumë të shumtë shikojnë bashkëpunim PD+PS?!); etja e tiranasve për t’u rikthyer me një kandidat mirëfilli kryeqytetas; problemet e shumta infrastrukturore në Tiranë mes të tjerave, tashmë të gjitha bashkë e mundësojnë këtë fakt. Por në PD jo vetëm nuk kanë kurajë të pëshpëritin kandidaturë...