Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Ngjarje e rëndë në Itali, 7-vjeçari bie nga çatia e shkollës
                            Një djalë 7-vjeçar ka rënë nga çatia e katit të dytë të një ndërtese shkolle në lagjen Voltri të Gjenovës perëndimore. Fëmija, në gjendje të rëndë, u shpëtua nga shërbimet e urgjencës mjekësore. Fëmija u dërgua me helikopter në Spitalin Gaslini në Gjenovë. Sipas mediave italiane, fëmija është shtruar në spital dhe gjendja e tij konsiderohet shumë e rëndë. Top Channel