Miratimi pa diskutim I programit të qeverisë “Rama 4”, Niko Peleshit I duket hap drejt integrimit

Miratimi pa diskutim I programit të qeverisë “Rama 4”, Niko Peleshit I duket hap drejt integrimit

Seanca 25 minutëshe e Kuvendit ku mazhoranca votoi pa asnjë debat dhe diskutim programin katër vjeçar  te qeverisë “Rama 4”, duke mos I dhënë mundësi opozitës të shprehë asnjë opinion, për Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi, duket një gjë mëse normale dhe mbi të gjitha integruese për vendin. Disa orë pas miratimit të programit në një postim në rrjetin e tij social Kryetari I Kuvendit Niko Peleshi, shprehet se miratimi në seancën e sotme ishte një hap I rëndësishem drejt rrugës së Shqipërisë për në BE. “Në seancën e sotme plenare miratuam programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave, një hap i rëndësishëm për të çuar përpara vizionin qeverisës të vendit për #Shqipërinë2030. Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë punën e tij, të mbështetur...