Abuzuan me 16-vjeçaren në Këlcyrë, prokuroria nxjerr katër urdhra ndalimi,  mes tyre dhe njerku polic dhe një koleg i tij

Abuzuan me 16-vjeçaren në Këlcyrë, prokuroria nxjerr katër urdhra ndalimi, mes tyre dhe njerku polic dhe një koleg i tij

Prokuroria e Gjirokastrës, Policia dhe AMP kanë zbardhur rastin e rëndë të abuzimit të një 16-vjeçareje në Këlcyrë të Përmetit, ku rezultojnë të jenë të përfshirë edhe dy policë. Kështu, Prokuroria ka lëshuar 4 urdhra-arresti në total, prej të cilëve janë arrestuar 3 persona, ndërsa një i katërt në kërkim. Policët e përfshirë janë P.B. 55 vjeç, njerku i vajzës, dhe A.A. 53 vjeç. Ky i fundit është i shpallur në kërkim dhe dyshohet se është larguar drejt Greqisë. Ndërkohë, dy personat e tjerë të arrestuar janë K.P. 46 vjeç dhe shoku i tij I.P. 27 vjeç. 46-vjeçari K.P. dyshohet se pasur lidhje intime me të miturën 16-vjeçare. Nga hetimet ka rezultuar se njerku i vajzës, polici 55-vjeçar, ka abuzuar seksualisht me thjeshtrën prej 3...