‘Fluturuan’ shishe dhe rregulloret e Kuvendit mbi kokat e Ministrave, PS kërkon ‘ndëshkim’ për demokratët

‘Fluturuan’ shishe dhe rregulloret e Kuvendit mbi kokat e Ministrave, PS kërkon ‘ndëshkim’ për demokratët

pamje nga kuvendi TIRANË- Shumica socialiste ka kërkuar masë disiplinore për deputetët e opozitës, pas tensioneve gjatë seancës së sotme për votimin e programit dhe kabinitetit qeveritar. Deputetët e opozitës goditën hodhën shishe dhe librin e Kushtetutës në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kabinetin e Ministrave.  Përmes një shkrese zyrtare, socialistët theksojnë se seanca e sotme që supozohej të ishte akti i parë institucional për përcaktimin e qeverisjes së re, nuk u respektua nga ana e deputetëve opozitarë. Grupi Parlamentar i PS në kërkesën e tyre theksojnë se gjatë rifillimit të seancës, kur kryeministri Edi Rama mori fjalën për të vijuar prezantimin e programit të qeverisë, deputetët Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu ndërhynë duke bllokuar foltoren. Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu ishin dy protagonistët e...