Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
10 zyrtarë të Drejtorisë së Transportit Fier nën akuzë për korrupsion dhe shpërdorim detyre
Prokuroria e Fierit ka lëshuar masa sigurie për 10 zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Fier, të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Hetimet kanë zbuluar se punonjës të Qendrës së Kontrollit Teknik kanë lejuar kalimin në kontrollin teknik të automjeteve me defekte të mëdha, duke vënë në rrezik sigurinë e qarkullimit rrugor. Për këto veprime ata akuzohen për “Shpërdorim detyre” në formë të përsëritur. Ndërkohë, dy persona të tjerë, D.H. dhe J.Q., dyshohet se kanë dhënë 2 mijë lekë ryshfet për të kaluar në kontrollin teknik automjetin e tyre, duke konsumuar veprat penale të “Korrupsionit aktiv” dhe “Korrupsionit pasiv”. Nga hetimet është zbuluar gjithashtu se një tjetër person, D.N., i ka ofruar përfitim të paligjshëm një punonjësi të Qendrës së Kontrollit...