Kaosi në Kuvend/ Ndërkombëtarët vendosin duart mbi kokë dhe mbesin të habitur

Kaosi në Kuvend/ Ndërkombëtarët vendosin duart mbi kokë dhe mbesin të habitur

Seanca e sotme plenare u zhvillua me tensione dhe kaos, e “shkaktare” u bë Diella, ministrja më e re me AL e kabinetit të Edi Ramës.  Deputetët demokratë ngritën zërin, bllokuan foltoren, dhe “fluturuan” fletoren e Kuvendit në ajër me shënjestër kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij qeveritar.  Pjesë e kësaj seance ishin dhe përfaqësuesit e trupës diplomatike të cilët me plot kuptimin e fjalës vendosën “duart mbi kokë”. Nga fotot e kapura në sallë ata shihen të habitur duke parë situatën e krijuar në sallë.  Lidhur me këtë reagim të ndërkombëtarëve ka reaguar edhe Agron Duka, i cili duke theksuar edhe njëherë qëndrimin e opozitës se Shqipëria nuk qeveriset me avatarë, ai është ndalur edhe te momenti kur diplomatët e huaj mbetën të shtangur. ...