Vijon gjykimi për dosjen “5 D”, dëshmojnë disa punonjës të Ujësjellësit

Vijon gjykimi për dosjen “5 D”, dëshmojnë disa punonjës të Ujësjellësit

Në Gjykatën e Posaçme ka vijuar seanca ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha. Në këtë proces u thirrën për të dëshmuar disa ish-punonjës të Ujësjellësit të Tiranës dhe të kompanisë 5D. Me kërkesë të SPAK, para trupës gjykuese dëshmoi ish-financierja Jonida Hoxha. Ajo tregoi se ka punuar në UKT në vitet 2015–2016, ndërsa në vitin 2020 ka mbajtur detyrën e shefes së financës në kompaninë 5D. Hoxha tha se raportonte pasqyrat financiare te administratori i atëhershëm, Nestor Muhametllari. Ajo pranoi se kishte njohje me Mariglen Qaton, i cili, sipas saj, e kishte ndihmuar për t’u punësuar te 5D, ndërsa për Redi Mollen u shpreh se kishte marrëdhënie miqësore. Në vijim të seancës dëshmoi edhe punonjësi i UKT-së, Oltjan Dhrami....