Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Berisha: Të përsëritet seanca, Rama pushkatoi parlamentin, kërkojmë shkarkimin e Peleshit
Partia Demokratike kërkon përsëritjen e mbledhjes së Parlamentit për votëbesimin e qeverisë, duke i bërë apel Presidentit të Republikës të mos pranojë kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e drejtuar prej tij të kryejnë betimin. Deputetët e opozitës, në mbledhjen që u zhvillua pas seancës plenare, vendosën gjithashtu të nisin procedurat për shkarkimin e Niko Peleshit nga posti i kryetarit të Kuvendit, pasi për demokratët, kryeparlamentari shkeli Kushtetutën duke mbyllur seancën pa lënë deputetët të diskutojnë. Gjatë mbledhjes së grupit, kryetari i PD, Berisha, hoqi paralele mes diktatorit komunist Enver Hoxha dhe kryeministrit Edi Rama. “Në vitin 1946, Enver Hoxha i mori dhe i pushkatoi ata deputetët e opozitës, kurse ky faktikisht pushkatoi parlamentin sot. Ky pushkatoi Kushtetutën sot”, tha Berisha. Sipas Berishës, mbyllja e Parlamentit...