Trump mbërrin në Angli me “dhurata”, miliarda dollarë për infrastrukturën e AI

Trump mbërrin në Angli me “dhurata”, miliarda dollarë për infrastrukturën e AI

Gjigantë të teknologjisë amerikane kanë njoftuar investime prej miliarda dollarësh në infrastrukturën britanike të inteligjencës artificiale, dhe kjo, si pjesë e vizitës të Presidentit të SHBA Donald Trump në Britaninë e Madhe. Ndalesa e kreut të Shtëpisë së Bardhë në Mbretërinë e Bashkuar u pasua nga njoftime të Microsoft dhe kompanive të tjera të rëndësishme të teknologjisë amerikane për investime masive. Vetëm Microsoft-i do të investojë 30 miliardë dollarë në Angli  gjatë katër viteve, tha kompania. Rreth gjysma do të ndahet për cloud computing dhe infrastrukturën e inteligjencës artificiale. Në planet e kolosit të teknologjisë është edhe ndërtimi i superkompjuterit më të madh të vendit. Microsoft punëson 6.000 vetë në Britaninë e Madhe. Kompania ka disa qendra të dhënash, laboratorë kërkimorë të IA-së dhe studio...