Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Protestat paralizojnë Francën, përplasje të ashpra me policinë
Franca përballet me protesta masive, pasi qytetaret janë kundër masave të reja shtrënguese. Këto përfshijnë një rishikim të përfitimeve të papunësisë, shkëputjen e pensioneve nga inflacioni dhe rritjen e kostove mjekësore. Pritet që qindra mijëra persona t’i bashkohen grevave dhe demonstrative. 8 sindikata të mëdha kanë thirrur qytetarët të dalin nëpër rrugë kundër planeve buxhetore. Rënia e qeverisë së François Bayrou javën e kaluar nuk i ka penguar drejtuesit sindikatave, të vazhdojnë thirrjen e tyre për mobilizim. Autoritetet dhe shërbimet e inteligjencës vlerësojnë se midis 600,000 dhe 900,000 persona mund të marrin pjesë në gjithë vendin, përfshirë deri në 100,000 vetëm në Paris. Të paktën 58 persona janë arrestuar. Në Paris, 11 persona u ndaluan gjatë përplasjeve të mëngjesit.Qarkullimi në kryeqytetin francez është rënduar. Metroja...