Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati
Genar Topalli ka reaguar për herë të parë pas aludimeve mbi dasmën e tij me Cindy Marina, e zhvilluar më 13 shtator në Romë. Në një deklaratë publike, ai ka sqaruar se ceremonia në Bazilikën e Shën Marisë ishte një bekim shpirtëror pa pagesë, ndërsa darka e organizuar më pas nuk ka kaluar shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri. Reagimi i tij erdhi pasi ish-partnerja, Eva Murati, aludoi në rrjetet sociale se dasma ishte financuar me para të vjedhura nga fondet publike. Topalli i cilësoi këto komente të pavërteta, duke mohuar kategorikisht shifrën prej 500 mijë eurosh që qarkulloi në media. Ai theksoi se dasma është organizuar dhe financuar nga ai dhe bashkëshortja, me mbështetjen e prindërve të Cindy-t, të cilët prej dekadash...