“Mësime falas” online për të investuar në “Xuex”, Policia-qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve!

“Mësime falas” online për të investuar në “Xuex”, Policia-qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve!

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me firmat piramidale online TXEX dhe XEUX, të raportuara më herët nga ZËRI, ku janë mashtruar mijëra qytetarë. Autoritetet apelojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm ndaj ofertave për “mësime falas” dhe investime me fitim të shpejtë në kriptovaluta. Skemat mashtruese po ndiqen nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike për zbardhjen e plotë dhe nxjerrjen para përgjegjësive ligjore të autorëve. Policia paralajmëron se grupet kriminale përdorin forma të reja mashtrimi online, përfshirë grupe në “Viber” dhe “Telegram”, që ofrojnë “mësime falas” për kriptomonedha për të fituar besimin e qytetarëve. Njoftimi: Apel për kujdes, për të mos rënë pre e mashtrimeve online. Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal për të mos rënë...