Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE
Më herët këtë javë, kryeministri shqiptar Edi Rama publikoi në Facebook një fotografi bardhë e zi të një burri dhe e akuzoi atë se po tallej me ligjin. Burri në foto, Marko Boshku, nuk është i akuzuar për ndonjë krim, e as nuk është rival politik i Ramës. Ai është gjyqtar, por së fundmi ka dhënë një vendim që kryeministrit nuk i ka pëlqyer. “Mesazhi im është ky: Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin… do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e lartpërmendura të vetëqeverisjes së gjyqësorit, po edhe në sytë e opinionit publik ”, paralajmëroi Rama në postimin e tij, pasi Boshku ndërmori hapa për të rikthyer në punë një zyrtar policie që ishte shkarkuar. Shoqata Kombëtare...