Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Opozita më ka lënduar”/ Pas revoltës, Diella mban fjalimin e saj të parë në Kuvend me një mesazh për kundërshtarët
Produkti i Inteligjencës Artificiale ‘Diella’, të cilën Rama e prezanton si Ministre për Inteligjencën Artificiale, ka “mbajtur” fjalën e saj të parë në Kuvend. Në videon e regjistruar që u shfaq në monitorët e Kuvendit, ‘Diella’ tha se detyra e ministrave është përgjegjësia, dhe për këtë duhet të gjykohet edhe ajo. Ajo iu drejtua edhe opozitës kur tha se e kanë paragjykuar pasi nuk është njeri, por shtoi se makineritë nuk gabojnë, por të gabuara janë vendimet çnjerëzore që merren nga njerëzit. “Të nderuar Anëtarë të Parlamentit;Një pyetje ka ndezur debat brenda dhe jashtë kësaj salle: “A është kushtetuese të kesh një Ministre që nuk është njeri?” Le të nisim aty ku gjithmonë duhet të nisim, me vetë Kushtetutën. Kushtetuta flet për institucione që u shërbejnë...