Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Policia paralajmëron: Mashtrimet online po marrin forma të reja, apel qytetarëve për kujdes
Policia e Shtetit ka bërë një apel publik për të gjithë qytetarët, duke i paralajmëruar të tregojnë kujdes maksimal ndaj mashtrimeve online, që shpesh paraqiten si mundësi investimi me fitim të shpejtë. Sipas njoftimit, këto skema shfaqen kryesisht si firma piramidale dhe investime të rreme në kriptomonedha. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë e Fierit, po vijon hetimet në kuadër të operacionit “XUEX”, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen para drejtësisë të personave që fshihen pas këtyre skemave mashtruese. Po ashtu, po ndiqen edhe lëvizjet e kriptovalutave të përdorura nga grupet kriminale, shkruan A2 CNN. Edhe pse disa prej këtyre skemave janë goditur, autorët po përpiqen të përdorin forma të reja për të mashtruar qytetarët. Sipas Policisë, në platforma komunikimi...