Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vranë babanë në Shënavlash, kërkohet burg përjetë për djalin e madh. Dënim për dy të tjerët
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit H.M. për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’ e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.386, viti 2024, u provua se të pandehurit H. M. dhe H.Meta., motër e vëlla, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vendosur dhe planifikuar vrasjen e babait të tyre, shtetasit P.M. Të pandehurit pasi kanë menduar dhe thurur me qetësi planin e tyre për të vrarë babain, janë përgatitur duke marrë masat për vendin ku do të realizonin vrasjen, për mjetin me të cilin do ta kryenin...