Mesazhi i fortë i SHBA për Shqipërinë: Kushtetuta është më shumë se një dokument

Mesazhi i fortë i SHBA për Shqipërinë: Kushtetuta është më shumë se një dokument

Në kuadër të përkujtimit të Ditës së Kushtetutës, e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Shqipëri, Nancy VanHorn, mbajti një fjalim të fuqishëm ku nënvizoi rëndësinë e Kushtetutës si themeli i demokracisë dhe drejtësisë. VanHorn theksoi se Kushtetuta nuk është thjesht një dokument ligjor, por një premtim për të mbrojtur të drejtat e individëve dhe për të garantuar një shtet të drejtë dhe transparent. “Gjyqtarët, prokurorët, anëtarët e shoqërisë civile dhe një shtyp i lirë janë rojtarët e të drejtave të çdo qytetari shqiptar”, u shpreh ajo. E Ngarkuara me Punë nënvizoi se kjo detyrë kërkon guxim për të marrë vendime të vështira, për të rezistuar ndaj korrupsionit dhe për të qëndruar të palëkundur përballë çdo presioni. Ajo bëri thirrje për mbështetje të vazhdueshme ndaj...