Tensionet në Kuvend, PS kërkon “ndëshkim” për demokratët, zbulohet letra për Peleshin

Tensionet në Kuvend, PS kërkon “ndëshkim” për demokratët, zbulohet letra për Peleshin

Shumica socialiste do të çojë për ndëshkim deputetët e opozitës që prishen seancën dhe goditën me librin e kushtetutës dhe shishe Edi Ramën. Në seancën e sotme, e cila ishte parashikuar për të zgjatur dy ditë por u mbyll në 25 minuta, deputetët e opozitës penguan fjalën e Ramës në foltore, dhe më pas e gjuajtën atë me librin e Kushtetutës. Kështu kreu i Kuvendit njoftoi se nuk do të kishte më diskutime, dhe u kalua direkt në votimin e programit të qeverisë për katër vitet e ardhshme, që u miratua me 82 vota pro. Në kërkesën zyrtare, thuhet: Seanca plenare e datës 18 shtator 2025 e Kuvendit të Shqipërisë me rend dite, miratimin e programit politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave, përbën një...