PD kërkon shkarkim të Peleshit dhe përsëritje të seancës

PD kërkon shkarkim të Peleshit dhe përsëritje të seancës

Ka përfunduar mbledhje e grupit të Partisë Demokratike, e cila nisi menjëherë pas votimit të programit të qeverisë, për të cilin nuk pati debat në Kuvend. Pas mbledhjes, kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, foli për mediat duke thënë se, “kërkojnë përsëritje të seancës së sotme; Begaj të mos thërrasë për betim ministrat, ndërsa do kërkojnë shkarkimin e Niko Peleshit nga pozicioni i kryetarit të Kuvendit. “Nuk na e mbyllni dot gojën”, tha Bardhi para gazetarëve, duke iu drejtuar mazhorancës. “Grupi parlamentar ka vendosur nisjen e procedurave parlamentare, mocionit për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për shkak se është një kukull që urdhërohet nga Rama dhe është një njeri i marrë peng për shkak të aferave të tij me Klodian Zoton. Kryeministri...