Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja makabre e Ilaria Sulës nga ish i dashuri i saj / E ndihmoi të fshihte gjurmët, ja sa vite burg kërkon prokuroria për nënën e autorit
Hetimet mbi vrasjen e Ilaria Sulës, 22-vjeçares e vrarë më 26 mars në Romë, vazhdojnë, teksa Prokuroria kërkon dënim me dy vite burg për nënën e të dyshuarit, Mark Samson, 23 vjeç. Sipas autoriteteve, gruaja dyshohet se pastroi dhomën ku ndodhi krimi, duke hequr gjurmët e gjakut me lecka dhe detergjent, për të mbuluar gjurmët e vrasjes. Il Messaggero raporton se, sipas Zyrës së Prokurorit, Nors Manlapaz u angazhua për të fshirë çdo gjurmë të abuzimit, pa denoncuar kurrë të birin. Për këtë arsye, Prokurorja Publike Maria Perna ka rekomanduar një dënim prej dy vjetësh burg për gruan, pavarësisht të dhënave të saj të pastra penale, duke përfituar edhe nga marrëveshja për pranimin e fajësisë që parashikon një ulje të një të tretës së dënimit....