Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Cila bankë ka normat më të ulëta? Prezantohet platforma e shërbimeve bankare në Kosovë
Banka Qendrore e Kosovës ka lansuar të mërkurën një platformë të re, ku qytetarët mund të krahasojnë produktet dhe shërbimet financiare. Platforma përmban të dhëna nga 50 institucione financiare, përfshirë bankat, institucionet mikrofinanciare, institucionet jobankare dhe kompanitë e sigurimeve.Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, me qëllim të përmbushjes së vizionit për rritjen e transparencës, gjithëpërfshirjes financiare dhe fuqizimit të qytetarëve në marrjen e vendimeve të informuara, e prezantoi zyrtarisht në një ceremoni Platformën për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare.Sipas një njoftimi për media, guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, në ceremoninë e lansimit të Platformës theksoi se ky hap përbën një avancim të rëndësishëm në transparencën dhe fuqizimin e konsumatorëve. Ai tha se platforma u jep përdoruesve një instrument për të krahasuar dhe zgjedhur produktet...