Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Elbasan/ Parakalime të gabuara dhe me shpejtësi, ndëshkohen me gjoba rreth 6 mijë drejtues mjetesh
Policia Rrugore Elbasan ka vijuar kontrollet në akset rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Si pasojë janë ndëshkuar me gjoba rreth 6 mijë drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe me shpejtësi. Njoftim i Policisë: Në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor, një fokus i veçantë i është kushtuar rrugëve pranë shkollave, në oraret e hyrjes dhe daljes së nxënësve, për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe dhënien e përparësisë për këmbësorët. Gjithashtu, janë intensifikuar kontrollet ndaj mjeteve që kryejnë transportin e nxënësve, për të siguruar përmbushjen e kushteve teknike dhe ligjore të këtyre mjeteve. Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve...