“Nuk na e mbyllni dot gojën”, PD kërkon shkarkimin e Peleshit dhe përsëritje të seancës

“Nuk na e mbyllni dot gojën”, PD kërkon shkarkimin e Peleshit dhe përsëritje të seancës

Ka përfunduar mbledhja e grupit të Partisë Demokratike, e cila nisi menjëherë pas votimit të programit të qeverisë, për të cilin nuk pati debat. Pas mbledhjes, kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi foli për mediat duke thënë se, “kërkojnë përsëritje të seancës së sotme; Begaj të mos thërrasë për betim ministrat, ndërsa do kërkojnë shkarkimin e Niko Peleshit nga pozicioni i kryetarit të Kuvendit. “Nuk na e mbyllni dot gojën”, tha Bardhi para gazetarëve, duke iu drejtuar mazhorancës. “Na është mohuar e drejta e fjalës. Ne kërkojmë përsëritjen e seancës parlamentare të paraqitjes së programit politik dhe kabinetin. Presidenti të konstatojë që votimi është antikushtetues sepse është kryer jashtë rregullave dhe të mos thërrasë për betim anëtarët e propozuar të këshillit të ministrave. Grupi...