Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Akuzohet për vjedhje, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Beqaj: Nuk më është komunikuar akuza
Ka nisur në Gjykatën e Posaçme procesi gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”, ku para togave të zeza ka dalë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Kjo është seanca e parë e gjykimit në themel të kësaj çështjeje ku ish-ministri Beqaj do të gjykohet me gjykim të zakonshëm për akuzën e vjedhjes, duke shpërdoruar detyrën, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.Beqaj gjykohet nga gjyqtarët e posaçëm, Rudina Palloj, Irena Gjoka dhe Erjon Çela. Gjatë fjalës së tij, Beqaj deklaroi se akuza e re ndaj tij nuk i është komunikuar asnjëherë. “Për mua çdo lloj trupe gjyqësore në këtë seancë është e paligjshme, nuk e kam me ju personalisht. Akuza e re ndaj meje nuk më është komunikuar kurrë. Kjo është një situatë paligjshmërie, pasi nuk kam...