Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“E enjtja e zezë” në Francë, fillon një nga grevat më të mëdha të viteve të fundit
Franca po përjeton një nga ditët më të mëdha të protestave dhe grevave të fundit, me sindikatat që u bashkuan për të bërë presion mbi kryeministrin e ri, Sébastien Lecornu, për të rishikuar masat e kursimeve buxhetore dhe për të vepruar mbi pagat, pensionet dhe shërbimet publike. Sipas policisë, rreth 900 mijë persona pritet të dalin nëpër rrugë në gjithë vendin, me ndikim edhe në shkolla, trenat dhe transportin ajror. Në mbarë Francën janë vendosur 80 mijë agjentë policie, ndërsa janë planifikuar 250 marshime. Greva e sotme pritet të jetë më e madhe që nga viti 2023, kur mijëra qytetarë dolën për të protestuar kundër përdorimit të pushtetit ekzekutiv për të rritur moshën e daljes në pension në 64 vjet nga Emmanuel Macron, pa një...