Avioni i pasagjerëve qëndron një orë në ajër… kontrollorin e pistës e kishte zënë gjumi

Avioni i pasagjerëve qëndron një orë në ajër… kontrollorin e pistës e kishte zënë gjumi

Një ngjarje e pazakontë ndodhi në aeroportin Napoleon Bonaparte në Ajaccio, në Francë, ku një avion Airbus A320 i kompanisë Air Corsica u detyrua të qëndronte në ajër për gati një orë sepse kontrollori i vetëm i fluturimeve… ishte në gjumë. Ngjarja ndodhi pak pas mesnate të së martës. Avioni që vinte nga Parisi, me një orë vonesë, u përball me një pistë të errët dhe mungesë komunikimi nga kulla e kontrollit. Pilotët, të shqetësuar, nisën të bënin xhiro mbi Gjirin e Ajaccios, ndërsa kërkonin ndihmë nga kontrollorët rajonalë. Sipas të përditshmes lokale Corse Matin, në shërbim ndodhej vetëm një kontrollor, i cili duhej të priste avionin, por e kishte zënë gjumë. Ekipi i zjarrfikësve të aeroportit tentoi disa herë të lidhej me të, pa...