Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“PS kërcënoi se …”, REL: Mes tensioneve, votohet programi dhe përbërja e Qeverisë së re të Shqipërisë
Mes tensioneve në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët kanë votuar për programin politik për periudhën 2025-2029 dhe përbërjen e Qeverisë së re, të udhëhequr nga Edi Rama. Ky është mandati i katërt i Ramës në krye të ekzekutivit shqiptar, pasi subjekti i tij, Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e 11 majit. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, doli në foltore për të prezantuar programin. Por, tensionet u rritën pasi në sallë u lëshua një adresim i Diellës, ministres së shtetit për Inteligjencë Artificiale. Diella është një bot i inteligjencës artificial. Qeveria Rama 4, së bashku me Diellën, ka 17 ministra. Kjo u kundërshtua nga partitë opozitare, duke bërë që seanca të shkonte në pushim për 15 minuta. Partia Socialiste kërcënoi se programi nuk do të prezantohej dhe nuk do...