Diktaturë parlamentaro-virtuale!

Diktaturë parlamentaro-virtuale!

Nga Belind Këlliçi  Deshët demokracinë?! Ju dhashë Diellën! Akti i paprecedentë i paraqitjes së programit dhe ekipit qeverisës për vetëm 25 minuta dhe zëvendësimi i debatit parlamentar me lodrën e inteligjencës artificiale të Ramës, përveçse shkallmon parlamentarizmin dhe bazat e demokracisë, tregon për mentalitetin thellësisht autokratik dhe totalitar të Edi Ramës. Në vend të llogaridhënies, procedurës demokratike, përballjes me të vërtetat e deputetëve të opozitës dhe qytetarëve shqiptarë, ai zgjedh provokimin dhe shpërfilljen ndaj çdo norme themelore të Republikës. Vizioni i tij i sëmurë i shtetit personal nuk toleron asnjë zë kundër dhe nuk i jep hapësirë as fizike kundërshtarëve politikë të afirmojnë qëndrimet apo identitetin e tyre politik. Mirëpo demokracia nuk mund të zëvendësohet me Diellën, fjala e lirë nuk është aplikacion patronazhistësh, por...