Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Erion Veliaj kërkon sërish lirinë, më 2 tetor shqyrtohet kërkesa në Gjykatën e Lartë
Erion Veliaj TIRANË-Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj do të dalë nesër më 2 tetor, para trupës së Gjykatës së Lartë. Gjyqtarja Albana Boksi do të shqyrtojë kërkesën e tij për një masë më të butë sigurie. Veliaj, i cili prej muajit shkurt ndodhet në ambientet e paraburgimit të Durrësit kërkon zëvendësimin e masës me “arrest në shtëpi”. Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej 10 shkurtit, së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Në njoftimin e SPAK thuhet se çifti...