Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Programi qeverisës u miratua pa debat, Rama: Shkeljet nga opozita do mbyllin seancat!
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbylljes së seancës maratonë për vetëm 25 minuta. Kuvendi miratoi mes tensioneve dhe bojkotit të opozitës, programin qeverisës dhe kabinetin. Në postimin e tij në Facebook, Rama ka paralajmëruar opozitën se shkeljet e sharjet do të çojnë automatikisht në përfundimin e parakohshëm të seancave parlamentare. Edi Rama: 83 mandatet e 11 majit për ne, janë ndër të tjera edhe një detyrim për të respektuar zgjedhësit e palës tjetër, duke u dhënë përfaqësuesve të tyre në Kuvend të gjithë hapësirën për të folur, po edhe një detyrim ndaj zgjedhësve tanë për t’i vënë një kufi të pakalueshëm kujtdo që përdor duart, këmbët, trupin si argument dhe zhurmën e sharjet e rrugës si alternativë opozitare. Mjafton që të respektohet ai kufi,...