Nis gjyqi në GJKKO për Ilir Beqajn, ish-ministri: Nuk jam njoftuar për akuzën e re

Nis gjyqi në GJKKO për Ilir Beqajn, ish-ministri: Nuk jam njoftuar për akuzën e re

Në Gjykatën e Posaçme po vijon procesi ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i akuzuar fillimisht për shpërdorim detyre, për dosjen e “Sterilizimit”. Beqaj ka deklaruar në seancë se akuza e rikualifikuar nga gjykata nuk i është komunikuar asnjëherë zyrtarisht. Sipas tij, ai është vënë në dijeni vetëm për akuzën fillestare dhe jo për ndryshimet e reja të cilësimit ligjor. Avokatët kërkuan kohë shtesë për t’u njohur me aktet e reja të dosjes. Gjykata pritet të shprehet për vijimin e seancës në ditët në vijim.