Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shteti që po investon 7 miliardë euro në nëndetëse dhe anije luftarake
Australia ka njoftuar një investim gjigant prej 12 miliardë dollarësh australianë (rreth 7 miliardë euro) për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e flotës së saj të anijeve luftarake dhe nëndetëseve. Ky fond do të përdoret gjithashtu për modernizimin e kantierit detar Henderson në Perth, i cili konsiderohet me rëndësi kyçe për sigurinë kombëtare dhe që në të ardhmen do të shërbejë si bazë për nëndetëset bërthamor. Ministri australian i Mbrojtjes, Richard Marles, theksoi se investimi është i lidhur ngushtë me marrëveshjen Aukus, të nënshkruar mes Australisë, SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, që synon rritjen e kapaciteteve të përbashkëta industriale dhe bashkëpunimit ushtarak në rajon. Sipas planit, deri në vitin 2027, SHBA dhe Britania pritet të përshpejtojnë programet e trajnimit të personelit detar australian. Qeveria australiane deklaroi se...