Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Nuk duam të vdesim”/ Eksodi masiv i palestinezëve nga Gaza e shkatërruar, rrënoja kudo pas bombardimeve izraelite
Një eksod masiv civilësh po ndodh nga Qyteti i Gazës, ndërsa turma palestinezësh largohen nga zona ose në këmbë ose me biçikleta dhe automjete, ndërsa ushtria izraelite vazhdon operacionin e saj tokësor. Sulmet ajrore të së mërkurës vranë dhjetëra njerëz në pjesë të ndryshme të enklavës palestineze. Pas sigurimeve nga Uashingtoni për mbështetjen e tyre “të palëkundur”, autoritetet izraelite njoftuan të martën fillimin e një operacioni në shkallë të gjerë tokësore dhe ajrore, që synon neutralizimin e Hamasit. Sulmi i organizatës palestineze në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ishte pika fillestare e luftës në Gaza. Në përgjigje, forcat izraelite kanë nisur operacione të gjera bombardimi që kanë rrafshuar pjesën më të madhe të brezit bregdetar, duke lënë pas dhjetëra mijëra të vdekur dhe një...