Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjuajtën Ramën me librin e Kushtetutës dhe prishën seancës plenare, shumica socialiste kërkon ndëshkimin e deputetëve të opozitës
Shumica socialiste do të çojë për ndëshkim deputetët e opozitës që prishen seancën dhe goditën me librin e kushtetutës dhe shishe Edi Ramën. Lajmi konfirmohet nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu. Në seancën e sotme, e cila ishte parashikuar për të zgjatur dy ditë por u mbyll në 25 minuta, deputetët e opozitës penguan fjalën e Ramës në foltore, dhe më pas e gjuajtën atë me librin e Kushtetutës. Kështu kreu i Kuvendit njoftoi se nuk do të kishte më diskutime, dhe u kalua direkt në votimin e programit të qeverisë për katër vitet e ardhshme, që u miratua me 82 vota pro. Top Channel