Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Vendet e CEFTA me rregullat e origjinës sipas standarteve të BE
Në kuadër të kryesimit shqiptar të Nënkomitetit të CEFTA për Doganat dhe Rregullat e Origjinës, në Tiranë nisi sot punimet workshop-i dyditor mbi Rregullat e Origjinës, i organizuar nga CEFTA, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga DG TAXUD i Komisionit Evropian, si dhe ekspertë të fushës.Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, z. Genti Gazheli, shprehu kënaqësinë për mikpritjen e këtij aktiviteti në Tiranë, duke theksuar rëndësinë e përbashkët të bashkëpunimit doganor dhe përafrimit me praktikat e BE-së.Ai nënvizoi rezultatet e arritura gjatë kryesimit shqiptar të Nën-komitetit për Doganat dhe Rregullat e Origjinës, si krijimi i Trupit Këshillimor të CEFTA-s për Bashkëpunimin Doganor mbi Klasifikimin Tarifor dhe Rregullat e Origjinës, si dhe i Grupit të Punës për Operatorin Ekonomik të Autorizuar.Z.Gazheli theksoi gjithashtu...