Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: Rama asgjesoi sot Kuvendin, koha e fjalëve mbaroi
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së të thirrur pas seancës plenare deklaroi se votimi pa debat i Këshillit të Ministrave dhe programit qeverisës ishte një skenar i parapërgatitur nga Rama në momentin më solemn të transparencës për qyetarët. Ai tha se përballë kësaj situate tepër të vështirë për vendin, opozita duhet të gjejë rrugët e pergjigjes kundër një diktaturë të tillë që po vendos Rama, dhe kjo nuk duhet bërë me fjalë por me vepra. Pjese nga fjala Sot, sipas një skenari të parapërgatitur, që e lajmëroi vetë kryehorri i kombit, se vetëm ai mund të ndërmarrë një skenar dhe akt të tillë, u asgjësua në momentin e tij më solemn, momentin më të rëndësishëm të transparencës, të...