Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Hodhën rregulloren e Kuvendit drejt Ramës, socialistët kërkojnë ndëshkimin e deputetëve të PD
Deputetët e Partisë Socialiste kanë nënshkruar kërkesë për marrjen e masave disiplinore ndaj disa deputetëve të Partisë Demokratike. Kërkesa për masë disiplinore është depozituar në Kryesinë e Kuvendit dhe pritet të shqyrtohet në ditët në vijim nga organet përkatëse. Kërkesa vjen pas tensioneve në Kuvend, ku opozita bllokoi foltoren e Kuvendit dhe hodhi në drejtim të kryeministrit Rama, kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi dhe ministrave, Rregulloren dhe rendin e ditës. Kujtojmë që deputët që hodhën disa herë Kushtetutën në drejtim të kabinetit janë Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka. Ndërsa Klevis Balliu bllokoi foltoren duke mos lejuar mbajtimin e fjalimit te kryeministrit Rama.