Simeone u “kacafyt” me tifozin e Liverpool-it: Më ofendoi gjithë ndeshjen, njeri jam edhe unë (video)

Simeone u “kacafyt” me tifozin e Liverpool-it: Më ofendoi gjithë ndeshjen, njeri jam edhe unë (video)

18 Shtator 2025 11:32 Alfred Lleshi Fundi i ndeshjes Liverpool-Atlético Madrid ishte tejet i tensionuar. Në minutën e 92-të, Van Dijk shënoi golin vendimtar, teksa trajneri Diego Simeone humbi qetësinë dhe u përplas me një tifoz vendës, që e kishte ofenduar gjatë gjithë ndeshjes. Ai u përjashtua me karton të kuq pas përplasjes, ndërsa sigurimi e largoi për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Në konferencë për shtyp, Simeone shpjegoi: “Jemi në një situatë ku nuk kemi të drejtë të reagojmë. Nuk është e drejtë të reagosh, por pas 90 minutash ofendimesh dhe një gjesti nga tifozët, reagova. Edhe unë njeri jam”. Ai kërkoi falje për sjelljen: “Reagimi im është i papranueshëm, por pas gjithë ofendimeve që mora gjatë ndeshjes, nuk ishte e lehtë. Shpresoj që...