Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            VIDEO / “Lëre mo lëre”, momenti kur Bardhi hedh Kushtetutën drejt Ramës!
                            Ashtu siç nuk ishte parashikuar, seanca e sotme, 18 shtator, zgjati vetëm 26 minuta aspak të qeta. Kryeministri Edi Rama nuk e mbajti të plotë fjalën e tij mbi programin e qeverisjes, ndërsa përbërja e Këshillit të Ministrave u votua teksa në sallë opozita kishte shpërthyer në akuza dhe madje duke hedhur objekte në drejtim të kundërshtarëve politikë. Në një moment, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjuajti rregulloren dhe librin e Kushtetutës në drejtim të kryeministrit Rama. “Lëre mo lëre”, dëgjohet t’i thotë Rama punonjësve të Gardës.