Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO / Rama i vë kufirin opozitës, Diella brenda vitit fizikisht në tryezën e qeverisë
Pas mbylljes së seancës së tensionuar plenare që zgjati vetëm 26 minuta, kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim ku thekson se 83 mandatet e mazhorancës janë detyrim për të respektuar pa rezervë edhe nga opozita. Kësaj të fundit i garanton hapësirë të plotë në Kuvend dhe komisione, por pa kaluar kufirin etik. “Por ato mandate janë po ashtu, edhe një detyrim i madh ndaj zgjedhësve tanë, për t’i vënë një kufi të pakalueshëm kujtdo që në sallën e parlamentit përdor duart, këmbët, trupin si argument dhe zhurmën apo sharjet e rrugës si alternativë opozitare. Mjafton që të respektohet ai kufi, i cili është kufiri i pakalueshëm etik i çdo parlamenti të Bashkimit Europian, dhe opozita do të ketë e papenguar të gjitha hapësirat...